Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëKriza e librit në Maqedoni: Ja masakra e smartfonëve mbi trurin e...

Kriza e librit në Maqedoni: Ja masakra e smartfonëve mbi trurin e të rinjve

Edhe në Maqedoni, libri nuk është më shoku më i ngushtë, por dhe i mirë për të rinjtë, sepse tani ata shok e kanë smartfonin e tyre.
Nga mosleximi i librave, ka rënë dhe biznesi i tyre. Shitësit e librave nëpër rrugët e Shkupit, shprehin keqardhje për të rinjtë të cilët nuk kanë interes të afrohen dhe të blejnë ndonjë libër. Ata thonë së të vetmit që blejnë janë pensionistë.

“T’ju them shumë sinqerisht edhe ata pak që interesohen janë moshat më të vjetra. Le të themi pensionistët”, tha një shitës librash.

Shkupi disponon edhe librari ku qytetarët mund të shërbehen me kafe dhe me libra gjatë qëndrimit aty. Në e tillë është ajo e Çarshisë, ndër më e njohura ndër shqiptarë, por ku thuhet se kafe pihet e librat nuk preken.

Të dhënat nga Biblioteka Nacionale Universitare thonë se shërbimet e bibliotekës në nivel vjetor i shfrytëzojnë 90 mijë persona, prej tyre vetëm 800 janë të rinj. Kjo sipas të dhënave të vitit 2016. Sipas analizave, në vitet e fundit janë vërejtur trende të uljes së përdorimit të shërbimeve që kanë të bëjnë me huazimin e materialeve bibliotekare dhe përdorimi i leximoreve.

Profesoresha Ajtene Qamili, e cila si linguiste thotë që të lexuarit ka shënuar rënie në gjithë botën. Informacionet e cunguara merren të gatshme nga interneti. Sa i përket ndikimit të të lexuarit, Qamili si pedagoge thotë që të lexuarit në internet asnjëherë nuk mund të zëvendësohet me të lexuarit nga librat. Ajo gjithashtu thotë që përveç se nuk lexojnë, të rinjtë nuk kanë durim as të dëgjojnë ligjërata.

“Të palekturuara, të pacensuruara, të pakontrolluara, mund të kemi një përzierje informatash në internet. Dhe kjo ka përfshirë një gjeneratë të tërë. Pra, vijnë gjeneratat që po vijnë, po largohen gjithnjë emë tepër nga leximi. Janë bërë të padurueshëm. Bile të rinjtë e sotëm jo vetëm që nuk lexojnë por nuk kanë durim edhe të dëgjojnë duke u shpjeguar”, tha profesoresha Ajtene Qamili. /tesheshi.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments