Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Të rinjtë nuk do të porosisin më bileta avioni që të...

Kovaçevski: Të rinjtë nuk do të porosisin më bileta avioni që të dalin jashtë shtetit, duhet t’i mbajmë këtu!

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka prezantuar programin qeveritar në seancën për zgjedhjen e Qeverisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Fjalimin e tij e nisi me premtimin se do të mundohen të bëjnë më të mirën për qytetarët.

“Nuk kemi dilema se mundemi më mirë të porosisim rezultate”, tha Kovaçevski.

Premton se do të punojnë që të rinjtë e vendit të mos porosisin më bileta avioni për të dalë jashtë vendit.

“Detyrë e jona është që të rinjtë të mos porosisin bileta të avionit që të dalin jashtë shtetit. Duhet ti mbajmë këtu”, tha Kovaçevsi,

Ai tha se “për këtë jemi sot këtu që të ofrojmë plan dhe program për sfidat që i kemi pasur dhe do t’i kemi në të ardhmen”.

Tha se projektet që janë paraparë në program disa janë vazhdimësi e qeverisë së kaluar, por duke pasur parasysh sfidat e reja, ka edhe politika të reja.

“Në të ka kontinunitet nga Qeveria e kaluar, sepse politikat e mira duhet të vazhdojnë. Ka edhe politika të reja, sepse kanë ndryshuar rrethanat”, deklaroi më tej Kovaçevski.

Do të fokusohen në tejkalimin sa më të mirë të krizës energjetike dhe të zbutjes së pasojave të pandemisë së Kovid-19, në mbështetjen e popullsisë dhe subvencionim të sipërmarrësisë.

“Do t’i ndihmojmë qytetarët nga rritja shok e çmimeve”, premton Kovaçevski.

Premton rritje të pensioneve, rritje të investimeve kapitale.

“Krijimi i vendeve të reja të punës – punësimet e reja do të arrijnë në 51.21%, ndërkaq papunësia do të jetë në nivelin më të ulët – në 11.4%”, tha Kovaçevski.

Premtoi edhe përfshirje të të rinjve në procesin e vendimarrjes dhe verifikim të metodologjisë për përllogaritjen e pagës minimale.

Prioritet mbetet ballafaqimi me krizën energjetike, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments