Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Ohër shumë mjekë presin për punësim

Në Ohër shumë mjekë presin për punësim

Miki Trajkoski

Edhe përkundër mungesës së madhe të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor në gjithë vendin, një pjesë e madhe e kuadrove tashmë të diplomuar qëndrojnë në shtëpi. Sipas Agjencisë së Punësimit, deri më 31 tetor 2021 gjithsej 213 mjekë kanë pritur punësim. Prej tyre, 20 janë regjistruar në Qendrën për Punësim në Strugë, ndërsa 10 në Ohër. Një pediatër i papunë është regjistruar në Qendrën për punësim në Qytetin e Shkupit. Vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit mungojnë mbi 30 mjekë specialistë, por edhe infermierë, shkruan Alsat.

“Për mua është e pakuptueshme që duhet të firmosim 500 dokumente, ndërsa ai vjen me gjitha dhjeta. Ai njeri nuk ka nevojë për asgjë. Nuk ka nevojë për lidhje e as parti, ai nga nesër duhet të jetë në punë dhe për gjashtë muaj në specializim”- deklaroi Goran Baleski, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit

Nga ana tjetër ka numër të madh të stafit jomjekësor. Vetëm në spitalin e Ohrit janë shtatë persona me diplomë nga Fakulteti i Turizmit që punojnë në administratë.

“Të gjitha spitalet kanë staf jo mjekësor, sikur të bëhet një spital tjetër. Ato janë kuadër krejt i panevojshëm dhe nuk kemi çka i bëjmë.”- tha Goran Baleski, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

“Problemi më i madh është modeli shëndetësor që ka vendi ynë dhe mënyra se si funksionon nuk mund ta durojë asnjë shtet si Zvicra apo Sllovenia. Në 15 km Strugë-Ohër janë pesë spitale. Askund nuk ka aq shumë spitale në një hapësirë kaq të shkurtër”- pohoi Mirko Lekoski, Mjek-kirurg

Mes mjekëve të rajonit tash me vite po përflitet ideja e bashkimit të pesë spitaleve në një qendër shëndetësore, si zgjidhje e vetme për të ofruar shërbime më të mira dhe për t’u kapërcyer mungesa e kuadrove.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments