Gazetar Artjan Tepelena është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë Covid-19, dhe prej një muaji ai ndodhej në Sanatorium ku merrte trajtim mjekësor.
Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena./albeu.com