Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKomedia Tallava e Mamaqit u dogj si kashta

Komedia Tallava e Mamaqit u dogj si kashta

Uragani popullor shpartalloj korin e laraskave të Sulltan Ramës.

Komedia Tallava e Mamaqit u dogj si kashta.

“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti i qytetërimit”, Aristoteli.

Propoganda e shfrenuar e Kalifatit Ramian nuk mund të baltosë qytétërimin mijëra vjeçar, Mesapotominë Shqiptare që shtrihet mes lumenjëve Valbona e Drini.

Qesh mirë kush qesh i fundit.

Mijëra vetë gjatë këtyre ditëve kanë dënuar me indinjatë të thellë e demaskuar në rrjetet sociale komedinë filëm të Mamaqit, e cila kishte për qëllim denigrimin historik, moral, racën njerëzore virtytet, zakonet, doket, ritet e Tropojës dhe të malësorëve.
Daja producent Edi Rama tek ky filëm komedi zbrazi si vullkan në mënyrë sarkastike urrejtjen patollogjike të tij dhe oborrtarëve të vet.
Gjatë gjithë kësaj kohe angazhoj maksimalisht ekipin e marketingut, mobilizoj industrinë mediatike për ti bërë apollogjinë komedisë së zezë e cila është pjellë e fantazisë së tij prej Sanço Pançoje që e ideon realitetin sipas imagjinatës se tij.
Zhan valzhanët, çiçikovët, sorrat, laraskat, bretkocat e qeverisë, protagonistët e kësaj shëmtie me propagandën e tyre të shfrenuar trumbetuan solemnisht se realizuam një kryevepër artistike që ka si qëllim promovimin e Tropojës kurse ne që e kundërshtuam me forcën e arsyes dhe të argumentave të shumtë na etiketuan me zhargonin e tyre të rëndomtë plangprishës, kasandra, konservatorë, të deshpëruar, dështakë, ndërsa vehten nëpërmjet megafonëve qeveritarë nxitun ta shpallin iluministë, korifejtë e promovimit të Tropojës, pëllumbat e paqes, dallandyshe novatore që thyejn tabu.
Me durim e qetësi olimpike ua shpjegum se në asnjë vend të botës, kurrë në histori komedia nuk promovon por denoncon, stigmatizon, fshikëllon, fenomene, dukuri negative të pushtetit të shoqërisë, vesin korrupsionin, mentalitetet patriarkale, realitetet e dhimbshme, konfliktet e klasave të shoqërisë, klishetë, dogmat fetare.
Ua shpjeguam kur ka lindur komedia, çështë ky zhanër artistik, kjo gjini letrare, çfarë mesazhesh përcjell, shjeguam komedinë filëm, komedinë tetrale, tragjikomedinë, operën, humorin, satirën politike, sarkazëm, parodinë etj, prumë shembuj konkret që nga Aristofani i lashtë, babai i komedisë e deri në ditët e sotme.
Sollëm argumente e fakte e hoqën paralele që nga komedia hyjnore e Dantes, komedia njerëzore e Balzakut, Don Kishoti i Mançes i Servantesit, nga “Oliver Tuisti” i Çarls Dikensit, komedia “Revizori” e Nikolai Gogolit, autorit të kryeveprës letrare “Frymë të vdekura”, komeditë “Napoleoni i vogël”, “Lukrecia Borxhia”, “Njeriu që qesh” të babait të romantizmit, mjeshtërit të satirës politike, autorit të kryeveprës letrare “Të mjerët” Viktor Hygoi, opera “Berberi i Seviljes” i Rossinit, komedia e zezë “Audienca” dhe ” Opera tre grosh” të disidentit Vaslav Havelit , kryeveprat komediane “14 vjeç dhëndër”, “Përrallë nga e kaluara”, “Baba Musa lakuriq” të Çajupit, “Gomari i Babatasit”, i Gjergj Fishtës, “Shkëlqimi dhe renia e shokut Zylo” e Dritëro Agollit, deri tek “Karrnavalet e Korçës”.
Na rezultoj se gjithëkund lejtmotivi është denoncimi i korrupsionit, krimit, venja në lojë e pushtetarëve megallomanë, rondokopë, servilë, karaktereve steriotipë, madje vetë sistemit, përqeshja, tallja me të keqen me vesin, dhe jo promovimi i vlerave siç pretendojnë mamaqët në tallavanë e tyre.
Të zënë ngushtë protagonistët e marrëzisë së tyre thanë shumë zhurmë për asgjë ne thjesh kishim nevojë për të qeshë e qeshëm, në fakt qesh mire kush qesh i fundit.
Po kur qesh njeriu?
Sigurisht kur gëzohet, por edhe kur mundohet ta fsheh dhimbjen.
Poeti i madh Migjeni na mëson se :
“Kur zemra e shpirti të qajnë fytyra le të qeshë që të gjithë ta kanë zili qëndresën tënde”.
Pas Luftës së Parë Botërore, kur njérëzit vuanin pasojat e luftës dhe pas depresionit të madh Bota kishte nevojë të qeshte.
Shumë njerëz gjetën shpresë tek ylli i filmit pa zë Çarli Çaplin.
Ai i dha komedisë një frymë të re, në një kohë kur paniku pas luftës, depresioni dhe fashizmi ishin pjesë e jetës në Europë dhe Amerikë.
“Jeta është tragjedi kur e sheh me lupë dhe komedi në rrjedhën e saj”, deklaronte Çarli Çaplini sepse jeta e tij pas ekranit ishte e trishtuar.
“E qeshura dhe dhimbja janë të lidhura me njëra-tjetrën”, është sentenca e Don Kishotit të komedisë.
Askush nuk mbërtheu e analizoj më mirë sa Çaplini dhimbjen njerëzore.
“Oliver Tuist është jesteku im” shprehej komediani pa sinonim.
Ai punoj që të gjithë njerëzit të qeshim e të mendojnë.
Fjalimi i simbolit të dëshpërimit dhe melankolisë, mjeshtërit të tragjikomedisë Çarli Çaplin “Diktatori i Madh” i cili u publikua kur Hitleri ishte gjallë është një britmë kundër të gjitha regjimeve autokratike..
Pas kësaj analize të gjatë antropologjike, kulturore artistike, psiko sociale të komedisë po kthehem tek Tallavaja e Mamaqit “I Love Tropoja”.
Tashmë për këdo është e qartë se është filëm komercial me prapavijë të pastër politike, me qellim denigrimin moral të familjes malsoriane dhe të Tropojës së Malësisë së Gjakovës.
Filmi Komedi i Shtrigës Mamaqi dhe Lugatit Rama i paraqet malësorët si vikingët e Erik Qimekuqit.
Komedia qëllimim keqe me skenarë të paskrupult që ka si fabul një shpifje e sponsorizuar nga paraja pa hesap e taksapaguesve shqiptarë dhe e mbështetur nga media oborrtare, pa u bazuar në realitetin historik njerëzor të Tropojës përpiqet të përqeshë në mënyrën më të shëmtuar, familjen tropojane, traditën, virtytet , doket, zakonet, ritet malsoriane.
Në komednë filëm të Mamaqit prindërit e nuses paraqiten prehistorik, të pakulturuar që nuk dinë as të hanë, as të sillen.
Vëllezërit e nuses, i pari merret me drogë, i dyti i martuar me një zonjë të moshuar për letra.
Dasëm me kallashë dhe maska, si vetë shteti maskë që përfaqëson daja.
Zhargoni i dajës është qershia në tortën e turpit të Komedisë “I love Tropoja”.
Pra shkurt realiteti komedian është përtej realitetit historik.
U përpoqën të na godasin me humor në mënyrë shumëdimensionale, biles të na shëmtojmë dhe rracën e fyejnë dhe kofiçientin e intelegjencës duk na e shitur krimin e tyre të shëmtuar si dashuri për Tropojën.
Çdo vepër letrare, artistike, komediane e çfardolloj qoftë kur nuk mbështetet në realitetin historik digjet shpejt si kashta.
Filmi komedi “I love Tropoja është morti artistik i Mamaqit dhe morti politik i Sulltan Ramës.
Për ta mbyllur këtë analizë kam zgjedhur perifrazimin e aforizmave të Rilindasit, Naim Frashëri, Honore De Balzakut, të Binak Alisë nga Tropoja dhe Aristotelit të lashtë.
“Ca pëllumba ishin bashkë në një fole.
Një laraskë me ta u perzie
U ba si pellumbat e bashkë me ta rrinte
Me ta hante, pinte, e flinte
Një ditë laraska nuk di qysh harroj
Hapi në pemë e zu e këndoj
Me të nxjerrë zënë të gjithë e kuptuan
Të gjithë sëbashku njëzëri e dëbuan
Me të rreme kurrë Botën mos e qesh
Gënjeshtra gjithënjë është e mallkuar
Vetëm e verteta është e uruar”. Naim Frashëri.
“Unë kam lindur të thith aromën e luleve
Dhe jo erën e keqe të llumit
Unë mund të marr frymë lirisht vetëm në male
Sa e sa herë e kam menduar këtë gjë
Jetojmë në epokën e arsyes
Sunduesit e tokës, mbartësit e forcës brutale do të largohen nga skena”. Honore De Balzak
” Po ma shave veshjen e ke sha terezinë (ustain), me ma sha doken (pamjen) e ke sha Perendinë, po ma shave mendjen e ke sha Binak Alinë”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti I qytetërimeve”, Aristoteli.
Shtrigni Mamaqi e Lugati Rama nuk mund të përbaltin qytetërimin mijëra vjeçarë, Msapotominë Shqiptare mes Valbonës dhe Drinit.
Referendumi i pellumbave shpartalloj korin e laraskave, sorrave, bretkocave, shushunjave, hienave.
Nga Azgan Haklaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments