Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKOMANDANT STRUGA (Njëherë vdes e dy herë ngrihesh)

KOMANDANT STRUGA (Njëherë vdes e dy herë ngrihesh)

Botuar në librin “Me sytë në fokus”


Autor: Ibrahim Abedini

KOMANDANT STRUGA
(Njëherë vdes
e dy herë ngrihesh
Për liri e për atëdhe
kur të merrë plumbi
e në tokë shtrihesh)

Kur në pranverë të mbuloj bryma
Shqipëtar, të zuri acari e t`u zu fryma
T` u pre gjuha, t` u muar fjala nga goja
Dhe mbete mbi tokë i zbrazët si gëzhoja

Kur t`u shkundën gjethet e t`u zu rruga
Kur t`u zu drita nga sytë e t`u vu zjarri
Zbriti si rrëkeja nga malet Nuri Mazari
Shpëtimtari, ”Komandant Struga”

Të lirë e lindi dheu i nënës
Jo damar i gjetheve por i rrënjës
Shqipëtar e bir shqipëtari
Trim, me zemër Dollogozhdari

I pari pushkën për liri e ngrite
Flamurin kuq e zi e valvite
Si Pirro-ja dikurë kordhën vërtite
Komandant, ”Rroftë liria”bërtite!

Nën kushtrimin e UÇK-së u rreshtove
Për atëdhe e për shqipëtari u betove
S`deshe të rrosh nën pranga të rrobërisë
S`deshe të valvitet flamuri i sllavo-skllavërisë

Në tri luftëra more pjesë
Nuk trembet burri që vë besë
Nuk frikohet nga plumbat e armikut
As nga dredhitë e tradhëtarëve të trafikut

I pari zbrite nga kali, si Skënderbeu
Për të treguar se ku është rruga
Se si mbrohet toka, si ruhet atëdheu
Trim mbi trima ”Komandant Struga”

Në poezi e në mori portretesh
I përjetshëm do të mbetesh
Në pikturë e në bust prej ari
Ti, o vigan, Nuri Mazari!
Göteborg/Suedi, 01.01.2016
Nga Ibrahim Abedini

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments