Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKëto fshatra kanë problemet e tyre, kërkojnë ndihmë nga komuna e Strugës...

Këto fshatra kanë problemet e tyre, kërkojnë ndihmë nga komuna e Strugës (FOTO)


Banoret e Tateshit te Epërm dhe të Tateshit të Poshtem kerkojne furnizim me Ujë për Pije- Kryetarët e Bashkësive Lokale të Tateshit të Epërm z-ti Petrit Alla dhe të Tateshit të Poshtëm z-ti Azem Mena si dhe të Bashkësisë lokale të Novo Sellës,Misllodezhdës,Dobovjanit dhe Bogovicës në një takim të mbajtur në Qendrën e Bashkësisë së Komunës së Strugës, të inicuar në bazë të programit për punë të Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim u inicuan problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e lartpërmendura si vijon ; Tateshi i Epërm dhe i Poshtëm kërkesë kryesore sipas Kryetarëve të Bashkësive Lokale z-Petrit Alla dhe Azem Mena e kanë problemin me furnizimin me ujë të pijshëm në sezonin e verës por edhe në sezonet e tjera, si dhe problemin me rrugët e amortizuara dhe me gropa të cilat janë bërë të pakalueshme,për të cilat kërkojnë asfaltimin e tyre, por ngritën edhe shqetësimin e hedhjes së mbeturinave rrugës anësore Tatesh i Epërm – Dobovjan ,problem tjetër që i tangon banorët e Tateshit është edhe prerja e pakontrolluar e pyjeve për të cilat kërkojnë nga komuna që ta ndalojë.Ndërsa kryetari i Bashkësisë Lokale të Novo Sellës alarmoi problemin e hedhjes se mbeturinave te Zabeli i Begut gjatë gjithë kohës nga f.Bixhovë të cilët gjatë sezonit veror shkaktojnë zjarre,z-Edip Lloga kërkoi sa më parë të pstrohet Jazi i fshatit i cili është sipas tij në gjendje të mjerueshme i papastruar ku mblidhen ujrat e zeza.Në vazhdim kryetari i Bashkësisë Lokale të f.Dobovjan z-Kushtrim Musa ngriti shqetësimin e banorëve të fshati mbi asfaltimin e qendrë së fshatit pasi tërësisht është e prishur si dhe asfaltimin e 40-50 metra te ura e Përroit.z-Musa si problem e ngriti daljen e ujit nga shtrati në rrugën Dobovjan -Veleshtë, e cila mund të zgjidhet me një mur të vogël betoni përskaj rrugës,poashtu kërkon nga Komuna pastrimin e bregut të Drinit të Zi nga mbeturinat.z-Artim Meta Kryetar i Bashkësisë Lokale në Misllodezhdë kërkon nga komuna mirëmbajtjen e rrugës Tatesh-Misllodezhdë, si dhe ndërprerja e hedhjes së pakontrolluar e mbeturinave skaj rrugës së Misllodezhdës për të cilën gjë kërkojnë të ndërhyje inspektorati komunal.Kryetarët e Bashkësive Lokale të lartëshënuara kërkojnë nga Komuna e Strugës zgjidhjen e problemeve të tyre të cilat i kanë inicuar disa herë deri te Komuna dhe Këshilli i cili aspak nuk i ka përfill kërkesat e tyre.

Njesia për Bashkepunim me Bashkesite Lokale

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments