Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski: Mendova se me shkuarjen e BDI-së në opozitë, përfundoi humori dhe satira

0
83

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.

“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski, shkruan SHENJA.

Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.

“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5