Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKërçova në zi, ju dha lamtumira e fundit Gazmend Ukallit

Kërçova në zi, ju dha lamtumira e fundit Gazmend Ukallit

Sot në mesditë në Kërçovë ju dha lamtumira e fundit Gazmend Ukallit i cili humbi jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Për ti dhënë lamtumirën ishin mbledhur familjarët, miq dhe kolegët mes të cilëve edhe lideri i BDI Ali Ahmeti.

Në nderim të të ndjerit u lexuan disa referate nga kolegët dhe miqtë, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni varrimi ishin edhe familjarët e të fejuarës së Gazmendit, Albina Belulit nga Tetova e cila gjithashtu humbi jetën në këtë tragjedi.

Gazmendi dhe Albina kishin qëndruar në Turqi 3 ditë bashkë për të festuar ditëlindjen e 27 të Gazmendit, por që në kthim për në shtëpi humben jetën në aksidentin tragjikë bashkë me 43 persona të tjerë. TV21 ju shpreh ngushëllime të thella familjarëve të viktimave.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments