Kërcënim me bombë në tubimin e LSDM-së

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

44 vjeçari me iniciale T.J. nga Obelesheva është kërcënuar se do të hedh bombë dhe do të ndaloj tubimin e partisë së LSDM-së, njofton MPB, transmeton Zhurnal.

Sipas policisë, në lidhje me tubimin e partisë në fshatin Obeleshevë, në ora 17:30 në SP Koçan është njoftuar me telefon se në një piceri T.J. (44) nga fshati Obeleshevë në një bisedë me mysafirët ka thënë se do të ndaloj tubimin e partisë, duke u kërcënuar se do të hedh bombë dhe në atë mënyrë të ndaloj fjalimin e kryetarit të partisë si dhe të ndaloj fjalimin e kandidatit për kryetar komune në Çeshinovë-Obleshevë.

Policia ka thirrur T.J. dhe pas bisedës në ora 19:10 është larguar nga stacioni policor.