Monday, May 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKasami, Mexhiti e Gashi takohen sot sërish – opozita shqiptare drejt konsolidimit!

Kasami, Mexhiti e Gashi takohen sot sërish – opozita shqiptare drejt konsolidimit!

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, drejt konsolidimit.

Siç mëson gazeta Lajm, sot pasdite në Shkup do të takohen kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti.

Temë e takimit do të jetë krijimi i “frontit opozitar” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Vendi dhe koha e saktë e takimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është njoftuar as për ndonjë konferencë për media.

Takimit të sotëm i ka paraprirë një tjetër bashkëbisedim i kësaj “treshe” në Tetovë, ditë më parë.

Për komunikimin që po zhvillohet rreth “frontit opozitar”, javën e kaluar foli kreu i Besës, Bilall Kasami, i cili njoftoi se po pret formimin e lëvizjes së Izet Mexhitit për ta zyrtarizuar bashkëpunimin.

Ai, tha se është koha e fundit që ndryshimi në pushtet të ndodh edhe te shqiptarët, siç ndodhi te maqedonasit në vitin 2016, duke aluduar se opozita shqiptare do të arrijë ta mposht BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin. Më lejoni që të bëj thirrje edhe për të gjithë strukturat tjera, partitë tjera, për individ tjerë të pakënaqur nga partitë tjera, që t’i bashkangjiten kësaj lëvizje sepse përfundimisht ka ardhur koha që edhe të shqiptarët të bëhet rotacioni i pushtetit, siç ndodhi tek maqedonasit në vitin 2016”, u shpreh Kasami, ditë më parë./Gazeta LAJM

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments