Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJankullovska i ka trajtuar shqiptarët dhe romët si kukulla votimi

Jankullovska i ka trajtuar shqiptarët dhe romët si kukulla votimi

Gazetari Naser Selmani reagon para pak castesh ne profilin e tij ne facebook:

‘Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të brendshme në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i ka trajtuar shqiptarët dhe romët si kukulla votimi.

Për të fituar kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Kumanovës, ajo në një bisedë telefonike të publikuar sot nga opozita ka thënë: “Do t’i kapim shqiptarët për fyti të mos dalin në zgjedhje”. Parashikim fatkeq i Jankullovskës. Plani i saj dështoi sepse shqiptarët e Kumanovës nuk janë pakurrizorë si aparatçikët e BDI-së që mund kollaj t’i kapësh për fyti dhe t’i shëndrosh në votues të disciplinuar.
Kjo dëshmon se shqiptarët e zakonshëm janë më dinjitoz se sa përfaqësuesit e tyre politik. Kënd përfaqësojnë deputetët dhe ministrat me emra shqiptarësh në Parlament dhe qeveri?! Sigurisht jo shqiptarët!
U gërdita kur dëgjova se si ministrja e punëve të brendshme romët i quan “cigani”, të cilët thotë se do t’i kapi për veshi dhe do t’i detyrojë të votojnë për VMRO-DPMNE në Strumicë. Cfarë njerëz të ngarkuar drejtojnë institucionet e vendit. Ata që paguajnë tatime që ajo të mund të marrë rrogë, i fyen në baza etnike dhe flet me gjuhën e urrejtjes.
Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti, ku bënë pjesë BDI-perfundon Selmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments