Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiJa vendi ku jetohet 120 vjet (FOTO)

Ja vendi ku jetohet 120 vjet (FOTO)

Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vite. Aty është një fis i tërë për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale.
Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ajo është beqare dhe nuk ka pranuar të dominohet nga askush. Ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet, shkruan Top Channel.

Madje për ata është e zakonshme që të bëhen prindër pas moshës 60 vjeç. Punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë dhe për një periudhë 2 deri në 5 muaj konsumojnë vetëm lëngun e kajsisë.

Ndërkohë ata nuk janë një popull shumë i zhvilluar. Rreth rreth 95 % e popullsisë dinë që të lexojnë dhe po ashtu praktikojnë edhe meditimin. Ata, thuajse nuk sëmuren asnjëherë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments