Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si u nderuan struganët nga Princi Leka i dytë me rastin...

Ja si u nderuan struganët nga Princi Leka i dytë me rastin e martesës (FOTO)

Pritje madhështore për struganët nga Princi Leka Zogu II dhe Elia Zaharie Tiranë-Strugë, 3 tetor Me rastin e martesës së Naltësisë së Tij Mbretërore Leka II, mirënjohur në opinion si Princ Leka Zogu II, me zonjushen Elia Zaharia, një grup qytetar strugan, shprehën dëshirën për ta uruar çiftin e ri Mbretëror, shoqëruar me një traditë të vjetër të dasmave strugane dhe me veshje kombëtare. Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, pas verifikimit të agjendës protokolare, ua plotësoi dëshirën struganëve, dhe më datë 2 tetor, në orët e mbrëmjes, organizoi një pritje madhështore për këta qyetetar shqiptar strugan, duke i pritur në oborrin Mbretëror së bashku me zonjushen Elia Zaharia.

Organizimin e kësaj pritje e ka marrë për sipër Partia e Legalitetit, me në krye kryetarin e Degës së Partisë së Legalitetit për Tiranën, z. Benjamin Bakalli, që ishte edhe nikoqir i këtij organizimi, autorizuar nga Naltësia e Tij Mbretërore Leka II,( emri i plotë i të cilit është: Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve, që është fëmijë i Lekë Skënder Zogu dhe Susan Cullen Ward) Grupin e qytetarëve strugan e përbënin Ajrush Miftari, Pajazit Murtishi, Agim Dauti, Premtim Miftari dhe autori i këtyre rreshtave-Mehmet Latifi. Grupi i struganëve, të veshur me rroba kombëtare shqiptare, synonte që për urim të dasmës së Naltësisë së Tij Mbretërore Leka II Princ i Shqiptarëve, ti shkojnë me një dash, një flamur kombëtar dhe një tortë. Mirëpo, duke pasë parasysh se kalimi i dashit në kufi, kërkonte një procedurë të rreptë doganore dhe veterinere në të dy anët e kufirit, (sepse kalimi i kafshëve të gjalla dhe artikujve ushqimor u nënshtrohen disa dispozitave rigoroze), ndaj kjo dëshirë mbeti pa u realizuar për momentin, ndërsa flamuri kombëtar dhe torta për martesë u dorëzuan në duart e atyre që u ishte dedikuar-pra Naltësisë së Tij Mbretërore Leka II Princi të Shqiptarëve dhe zonjushës Elia Zaharia. Këtë pritje madhështore në oborrin Mbretëror aranzhuar nga Benjamin Bakalli, në koordinim me Princin Leka Zogu II dhe “ambasadorin” e të gjithë shqiptarëve nga trojet jashtë kufijve konvencional të Shqiperisë, Meshar Kamberin, duke hapur portën e veçantë për grupin e struganëve, në momentin që në oborrin Mbretëror ishin të pranishëm edhe pasardhësit e familjes së Ismail Qemal bej Vlorës-Darling Vlora dhe pos 100 të ftuarve të tjerë edhe pothuajse të gjitha mediat vizuele dhe audio të Shqipërisë, kuarteti i harqeve të femrave etj. Me tu paraqitur në derën e hyrjes, regjisori i kësaj mbrëmje madhështore, Benjamin Bakalli, duke ndërprerë muzikën, paralajmëroi përmes mikrofonit se “Në këto çaste po na vijnë vëllezërit nga Struga”, duke na dëshiruar mirëseardhje!!!” Në atë moment, të pranishmit kanë hapur rrugën duke krijuar shpalire në të dy anët, që grupi i struganëve të veshur merroba kombëtare, me flamurin e paltuar dhe të stolisur kombëtar dhe me tortën e pregatitur enkas për çiftim Mbretëror, një nga një u afruan dhe u pritën ngrohtësisht nga Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve dhe zonjusha Elia Zaharia, të cilëve uruan martesën, jetë të lumtur dhe trashigim. Grupi i shqiptarëve nga Struga, urimin për çiftin e ri Mbretëror e shoqëruan me moton “Kemi ardhë për të uruar nga malli e jo nga halli”. Më pas Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve u fotografua me grupin e struganëve të veshur me rroba kombëtare, të cilët ishin në qendër të vëmendjes së të gjithë të pranishmëve në këtë mbrëmje madhështore në oborrin Mbretëror. Kjo mbrëmje madhështore dhe e paharruar për të gjithë të pranishmit, e sidomos për grupin e struganëve, vazhdoi me valle, ku u bashkangjitën edhe të pranishmit e tjerë, me ç’rast vajzat e pranishme huazonin plisat nga struganët dhe duke i vënë në kokë vallzonin bashkërisht. Artisti Pajazit Murtishi, për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve, deklamoi vargjet e naimit të Madh, “Ti Shqipëri më jep nderë…” i shoqëruar me muzikë nga kuarteti i harqeve të vajzave dhe u përcoll me duartrokitje frenetike.
Në momentin e largimit të grupit të qytetarëve strugan, për ti përcjëllur, post ë tjerëve doli jashtë oborrit Mbretëror edhe Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve. Për në fund, vlen të shprehim faleminderimin e veçantë për “ambasadorin” e vërtete të shqiptarëve jashtë kufijve konvencional të Shqipërisë, Meshar Rrustem Kamberin, për angazhimin e tij drejtë realizimit të këaj “ëndrre” dhe kësaj mbrëmje madhështore dhe të paharruar me çiftin Mbretëror, Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve dhe zonjushen Elia Zaharia. Organizatore ka qene partia e Legalitetit Kryetar i partis se Legalitetit te Shqiperise eshte Sulejmsn Gjana Regjizori-organizatori qe u marr direkt me ket mbremje ishte ai qe na priti e percolli tek dera – Benjamin Bakalli Kryetar i Partis se Legalitetit Tirane Lekë Skënder Zogu dhe Susan Cullen Ward.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments