Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPohumi,fshati strugan që po shuhet

Pohumi,fshati strugan që po shuhet

POHUMI ËSHTË NJË NGA FSHATRAT QË KONSIDEROHET SI NJË NDËR LOKALITETET MË TË VJETRA TË BANUAR NË STRUGË ËSHTË VENDBANIMI QË PËRVEÇ SE KA PRODHUAR SHUMË HISTORI ËSHTË FSHATI NGA KU SHUMË QYTETAR TË SAJ NË VITE JANË SHPËRNGULUR JO VETËM NË DREJTIM TË FSHATRAVE TË TJERA, POR EDHE DREJT QYTETIT TË STRUGËS, ATIJ TË OHRIT DHE QYTETEVE TË TJERA NË HAPËSIRËN SHQIPTARE. NËSE SHKON NË POHUM KONSTATIMI I PARË QË TË VJEN NDËRMEND ËSHTË SE NGA KY LOKALITETET TË OFROHET PANORAMA MË E MIRË E FUSHËGROPËS SË STRUGËS DHE LIQENIT, NDËRSA KONSTATIMI I DYTË QË VETVETIU TË VETOFROHET ËSHTË SE KY FSHAT FAREMIRË, NË TË ARDHMEN MUND TË SHNDËRROHET NË NJË ATRAKSION TË MIRËFILLTË TURIZMIT MALOR DHE ATIJ RURAL. NDËRKOHË KONSTATIMI I TRETË ËSHTË SE ËSHTË NDOSHTA FSHATI I VETËM NË STRUGË KU SHEH SHUMË SHTËPI TË BRAKTISURA DHE TË LËNË NË MËSHIRËN E KOHËS. NË QENDËR TË FSHATIT, JO SHUMË LARG XHAMISË, TAKOJMË TRE BANORË TË FSHATIT: SAMI BIBËN, XHABIR BIBËN DHE XHEBAR XHELADININ, TË CILËT PASI NA OFROJNË MIKPRITJEN KARAKTERISTIKE DHE NJIHEN ME QËLLIMIN E VIZITËS, NA TREGOJNË PËR JETËN NË POHUM. ATA THONË SE AKTUALISHT NË POHUM JETOJNË 15 FAMILJE, QË TË GJITHA TË KOMBËSISË SHQIPTARE, TË CILAT EKZISTENCËN E SIGUROJNË NGA BLEGTORIA SI DHE NGA PRERJA E SHITJA E LËNDËS DRUSORE PËR NGROHJE. POTHUAJSE TE TË GJITHË FAMILJET MBIZOTËRON IDEJA QË SHPËRNGULJA ËSHTË E VETMJA ALTERNATIVË QË U KA MBETUR. SAMI BIBA, I CILI ËSHTË EDHE KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE TË POHUMIT, NA THOTË SE FSHATI FATKEQË- SISHT PO BOSHATISET, EDHE PSE KA RESURSE TË MËDHA ZHVILLIMORE. AI TREGON SE BANORËT E MBETUR KËTU BËJNË NJË JETË MODESTE DHE NË PJESËN MË TË MADHE MERREN ME BLEGTORI DHE PUNË TË TJERA TË ZAKONSHME PËR FSHATIN. BIBA, NJË NGA SHQETËSIMET E MËDHA TË POHUMIT E KONSIDERON FURNIZIMIN ME UJË SI PROBLEMATIKA QË NUK GJETI ZGJIDHJE, PAVARËSISHT QË PARA DISA VITEVE NË KËTË DREJTIM U INVESTUA NGA KOMUNA E STRUGËS. AI SAKTË- SON SE POHUMI TRE DITË KA UJË TË PIJSHËM, NDËRSA PJESËN TJETËR TË JAVËS KA PROBLEME ME FURNIZIMIN, SEPSE, SIPAS TIJ, U GABUA GJATË IMPLEMENTIMIT TË PROJEKTIT PARA PESË VITEVE. BIBA INFORMON SE PARA DISA KOHËSH PËR KËTË QËLLIM KA KËRKUAR NDIHMË NGA KOMUNA E STRUGËS, POR DERI TANI NUK KA PASUR ASNJË REAGIM. “FSHATI POHUM DITA DITËS PO BRAKTISET, SEPSE NË PJESËN MË TË MADHE FAMILJET QË AKTUALISHT JETOJNË KËTU SI OBJEKTIVË KANË SHPËRNGULJEN. PARA DISA JAVËVE, NJË FAMILJE E TËRË U LARGUA DREJT AMERIKËS. NDËRKOHË KA EDHE SHEMBUJ SI RASTI I NJË MËRGIMTARI NGA GJERMANIA, I CILI PËRVEÇ SE KA SHTËPI NË QYTETIN E STRUGËS PO NDËRTON NJË SHTËPI SUPER MODERNE KËTU. FSHATI POHUM SI FSHATI NGA KU THUHET SE KA PREJARDHJEN DINASTIA SHQIPTARE QË KA QEVERISUR EGJIPTIN, NUK DUHET TË SHUHET, POR DUHET TË NDIHMOHET NË MËNYRË QË KY VENDBANIM TË MBIJETOJË. POHUMI SI FSHAT MALOR, PËRVEÇ BLEGTORISË, KA MUNDËSI TË SHUMTA PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT MALOR, POR PËR KËTË QËLLIM DO TË DUHET AUTORITETET TË MENDOJNË, SEPSE PËRVEÇ NATYRËS MBRESËLËNËSE, KËTU MUND TË NDËRTOHEN KAPACITETET QË FARE MIRË MUND AT ZHVILLOJNË JO VETËM KËTË FSHAT, POR TË GJITHË STRUGËN”, POTENCON AI. NDËRKOHË, XHABIR BIBA DHE XHEBAR XHELADINI, ME KEQARDHJE TË THONË SE PËR HIR TË NJË TË ARDHME MË TË MIRË PËR FËMIJËT E TYRE, JANË PËRCAKTUAR QË TË SHPËRNGULEN NGA POHUMI, NJËRI DREJT FSHATIT LIVADHI, NDËRSA TJETRI NË LAGJEN MISLESHOVË. NË POHUM SHKOLLA “BAJRAM HASANI” DIKUR KISHTE SHUMË MË SHUMË NXËNËS SE SA AKTUALISHT, KU NGA KLASA E PARË DERI NË TË PESTËN MËSIMIN E NDJEKIN VETËM 8 NXËNËS, TË THOTË MËSUESI I VETËM I SHKOLLËS, ZEADET ARSLLANI. AI TREGON SE SHKOLLA PËR HERË TË PARË ËSHTË HAPUR NË VITIN 1946, NDËRSA NË FILLIM KA PASUR DERI NË 60 NXËNËS. AI TREGON SE PAS KLASËS SË PESTË NXËNËSIT MËSIMIN E VAZHDOJNË NË SHKOLLËN E DOLLOGOZHDIT. ARSLLANI TREGON SE PAVARË- SISHT SE KEMI TË BËJMË ME NJË KLASË TË KOMBINUAR, NXËNËSIT E POHUMIT JANË TË RREGULLT DHE VIJNË TË PËRGATITUR NË MËSIM. POHUMI GJENDET NË PJESËN LINDORE TË FUSHËS SË STRUGËS DHE ËSHTË 14 KILOMETRA LARG NGA QENDRA URBANE. SHTRIHET NË PJESËN MALORE NË JUG TË MALIT KARAORMAN. DERI NË VITIN 2004 GRAVITONTE NË KOMUNËN E DOLLOGOZHDËS DHE PAS NDARJES SË RE TERRITORIALE ME SHKRIRJEN E KOMUNËS SË DOLLOGOZHDËS EDHE KY VENDBANIM IU BASHKËNGJIT KOMUNËS SË STRUGËS. FSHATI ËSHTË MALORË NDËRSA BANORËT E KËTIJ VENDBANIMI JANË SHQIPTARË. TERRITORI ËSHTË MALORË DHE PYJORË, POR KA EDHE KULLOSA. LARTËSIA MBIDETARE E FSHATIT POHUM ËSHTË 940 METRA. /KOHA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments