Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa të droguar ka në Maqedoni

Ja sa të droguar ka në Maqedoni

“Gjatë periudhës së kaluar Republikën e Maqedonisë janë realizuar disa hulumtime në lidhje me përdorimin e drogës, duhanit dhe alkoolit nga ana e nxënësve, fëmijëve prej 11 – 16 vjeçar.” deklaroi në takimin me gazetarë Shaban Mehmeti, drejtor i ISHP.
Përdorimi i drogave ilegale është rreth 2%, por shqetësues është fakti se ka një tendencë të rritjes së këtij numri e që ka të bëjë me moshën, kështu në moshën 15-16 vjeç tashmë rreth 5% të fëmijëve kanë rrëfyer se deri në atë çast ata tashmë kanë provuar të paktën 1-2 herë marihuanë. Deri më sot mungonin të dhëna për prevalencën e përdorimit të substancave psikoaktive nga ana e personave të rritur në rrafsh kombëtar. Mirëpo, me mbështetjen e Ministrisë së shëndetësisë dhe në pajtim me udhëzimet dhe mbështetjen e Qendrës Evropiane për monitorimin e drogave dhe varësisë ndaj tyre në Lisbon, Instituti i Shëndetit Publik ishte koordinator i projektit Hulumtimi global për drogat e i cili për herë të parë u zbatua në Republikën e Maqedonisë në nivel kombëtar. Sipas tij, Konferenca ka për qëllim që t’i paraqesë rezultatet e studimit nëpërmjet të promovimit të sotëm të publikimit – Raport mbi gjendjet e përdorimit të substancave psikoaktive nga popullata e moshës madhore në Republikën e Maqedonisë. Rëndësia e këtij studimi rrjedh edhe nga mundësia që për herë të parë krahasohen rezultatet tona me rezultatet e vendeve të tjera të Evropës që e zbatojnë këtë studim me të njëjtën metodologji. Sigurisht, njohuritë e fituara nga studimi paraqesin një kontribut të madh për shëndetin publik, duke pasur parasysh se paraqesin një bazë të krijimin e politikave të ardhshme në luftën kundër varësive nga substancat psikoaktive, e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës sonë tha Mehmeti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments