Sunday, April 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPër pesë minuta e kupton gjendjen e rëndë të Spitalit të Strugës

Për pesë minuta e kupton gjendjen e rëndë të Spitalit të Strugës

Arbëresha Vlashi

Për 5 minuta mund të sjellësh një konkluzion se në çfarë gjendje është shërbimi shëndetësor. Të hënën, kisha një konsulenc me ortopedin. Ishte hera e parë që po shkoja tek ortpedi në spitalin e përgjithshëm të Strugës, u mundova ti shikoj tabelat por nuk gjeta gjë, pastaj thash njeriu me të pyetur shkon deri në Stamboll jo unë nuk do ta gjej zyrën e ortopedit? Më dhanë instrukcionet dhe kur arrij tek dera shkruan Kirurgjia, ok thash me siguri u ngatërrova! U ktheva mbrapsht e po i lexoj mbishkrimet tek dyert e spitalit, përsëri pa sukses dhe në fund u drejtova edhe njëher tek sporteli për info, më treguan po të njëjtën derë! Por po aty nuk ka shkrim për ortopedi! Kirurgu me ortopedin e ndajn të njëjtën zyrë prandaj, mu përgjigjë me dashamirësi sportelistja. Pasi futem mbrenda , i tregoj ortopedit se çfarë më duhej, atëher e kuptova jo që mjeku ortoped ndante vetëm zyrën me kirurgun por ato të shkret ishin të detyruar që të ndajn edhe kompjuterin, çfarë ishte më e keqja 3 mjek duhesht të prisnin rradh për të shkruajt rekomandimet për pacient. Kur dal në sportel që të vërtetoj rekomandimet e mjekut ndigjoj një të moshuar që i kanë rekomanduar që të shkoj të bëj radiografi e cila prej pavionit të kirurgjis deri tek radiografia nuk ka më shumë se 100 metro, por i shkreti nuk mundeshte se mosha e bën të vetën. U tha: a mund të më dërgoni me karroc?! Ata i përgjigjen ne mund të të japim karrocën por nuk mund tëtë shoqërojm. Atëher plaku i shkret i tha: Nuk ka problem, ma sillni karrocën se unë e dij që atje jasht ka akoma njerëz të mirë që do të duan të më ndihmojnë. U largova nga spitali me një shije të hidhur dhe me frikën se çfarë na pret të gjithve nëse ky sistem nuk reformohet. Që të kërkoni përgjegjësi nga mjeku ju lutem plotësoni parakushtet për punë normale, nëse dëshironi të punësoni persona, të paktën punësoni në spital personel që tu ndihmoje pacientëve që të shkojn nga një pavion në tjetrin…Të paktën të ndjejm kënaqësin që taksat tona po harxhohen për të na dhën shërbime më të mira ne qytetarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments