Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa kush voton sot për zgjedhjet lokale

Ja kush voton sot për zgjedhjet lokale

Në vendin tonë nesër mbahen zgjedhjet lokale 2021, në të cilat për funksionin e kryetarit të komunës do të garojnë 299 kandidatë, ndërsa KSHZ ka vërtetuar 576 lista për këshilltarë, përcjell Alsat. Kandidatët vijnë nga partitë politike, koalicionet, si dhe kandidatët e pavarur. Kryetarë komunash dhe këshilltarë do të zgjidhen në të gjitha 80 komunat si dhe në Qytetin e Shkupit.

Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhorë për komunën përkatëse.

Në disa komuna ka më tepër se dy kandidatë, ndërkaq në dhjetëra komuna pritet që votimi të përfundon në rrethin e parë, pasi garojnë vetëm nga dy kandidatë.

Nëse në rrethin e parë, asnjë kandidat për kryetar komune nuk i fiton shumicën e votave, në përputhshmëri me nenin 132, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë fituar më tepër vota. Rrethi i dytë i zgjedhjeve ,bahet në afat prej 14 ditëve, pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve. Në rrethin e dytë, kryetar komune zgjidhet kandidati që ka marrë më tepër vota.

Nëse edhe në rrethin e dytë, për çfarëdo arsye nuk zgjidhet kryetari i komunës, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditëve duhet ta njoftoje Qeverinë.

Këshilltarët komunal zgjidhen në rrethin e parë të zgjedhjeve, sipas të ashtuquajturës metodë të D’Hondt.

Fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve nis ditën e hënën 18 tetor, ndërsa përfundon me 29 tetorë, Votimi duhet të mbahet me 31 tetor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments