Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTragjedi: Nënë e bir hidhen nga kati i tretë për të shpëtuar...

Tragjedi: Nënë e bir hidhen nga kati i tretë për të shpëtuar nga zjarri, vdiq 62-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament në katin e tretë të pallatit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë nënë e bir janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit. Si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë në spital nëna H.O 62-vjeç, pasi ka marrë plagë të rënda nga rënia prej lartësisë. Ndërsa, djali i saj K. O 36-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të ditur se banesa është përfshirë nga flakët sot rreth orës 05:55 . Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments