Sot nxënësit e shkollës fillore “Jeta e Re”-Frëngovë,nën përkujdesjen e mësimëdhënësve të kësaj shkolle organizuan një festë madhështore e gërshetuar me këngë-valle dhe intepretim poezish me rastin e ditës së madhe të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë,njofton Struga Ekspres.
Performanca e shkëlqyer e nxënësve nga Frëngova, la për tu dëshiruar tek publiku i cili e mirëpriti në çdo çast me duartroktije.
Në këtë ngjarje historike, kulturore artistike ishte pjesmarres edhe z.Shefi Cenka, drejtori i Shkollës “Ashim Agushi” i cili ua uroi të pranishmëve festën e 28 nëntorit dhe gjithashtu shpërndau edhe mirënjohje për kryetarin e bashkësisë lokale në Frëngovë,z.Zyber Musai për kontributin e tij në këtë lokalitet dhe poashtu një mirënjohje u shpërnda edhe për grupin e palodhshëm vullnetar të Frëngovës, për punën e tyre shembullore, të cilën mirënjohje e mori nje nga aktivistet e ketij grupi, z.Berat Iljazi.Ja pamjet në fotografi që ju sjell Struga Ekspres nga festa e sotshme madhështore në Frëngovë me rastin e 28 Nëmtorit (FOTO)