Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa cila eshte struktura drejtuese e reformatoreve ne Zagraçan

Ja cila eshte struktura drejtuese e reformatoreve ne Zagraçan

Zagraçan, Kuvendi i Lëvizjes zgjodhi strukturat drejtuese

U zhvillua sonte në Zagraçan, Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Lëvizjes për reforma në PDSH, kuvend ky i organizuar si pjesë e procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare.

Për Kryetar të Lëvizjes në nëndegën e Zagraçanit u zgjodh Zudi Bajrami, ndërsa kuvendarë u zgjodhën Argim Ibrahimi dhe Neim Bajrami. Ashtu si në shumicën e kuvendeve edhe në Zagraçan i pranishëm ishte kryetari aktual i degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Rashiti para anëtarësisë së Zagraçanit sqaroi çështjet procedurale rreth organizimit të zgjedhjeve dhe Kongresit. Ndërsa iniciatori i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela foli për qëllimet e Lëvizjes si dhe për situatën aktuale politike. Ai tha se është e patjetërsueshme reformimi i PDSH-së, por edhe i tërë skenës politike shqiptare. “Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi garojnë mes veti se kush të jetë më afër Mijallkovit” tha mes tjerash Ziadin Sela para të pranishmëve.

Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare Dega Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments