Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë thotë Sali Berisha për dënimin e "Grupit të Kumanovës"

Ja çfarë thotë Sali Berisha për dënimin e “Grupit të Kumanovës”

Ish kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me vendimin e dhënë për çështjen “Kumanova”, ku gjykata e Shkupit ka dhënë një vendim me 746 vite burgim për 26 të akuzuar për ngjarjen e rëndë te ‘Lagjia e Trimave’ ku mbetën të vrarë shumë njerëz.
Ai ka kërkuar ndëshkim për ata albanofobë që kanë kërkuar të ç’popullojnë qytetin e shqiptarëve, ndërsa ka reaguar edhe në lidhje me indiferencën e kreut të qeverisë shqiptare.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vucic ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit. Për këtë qëllim ne dhunim të zbatimt ë ligjeve të kushtetutës regjimi Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësin vendor legjitim të shqiptarëve të Preshevës me vasalët e tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar për jetë a vdekje me ekzistencën e tij në mbrojte të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Po kështu në të njëjtën kohë u dënuan me 750 vjet burg shqiptarë në procesin e Kumanovës, një proces i stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse me të cilin me ngjarjen e Kumanovës albanafobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin përjetësisht qytetin shqiptar të Kumanovës . kam kërkuara ndëshkimin e atyre albanofogëve që inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë njerëz dhe tani vazhdon me 750 vjet burg për shqiptarët”, tha Berisha.

Në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, humbën jetën 8 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe 10 persona të grupit të armatosur.

Për të gjithë të akuzuarit e rastit “Kumanova” të Lagjes së Trimave një javë më parë Gjykatat e Shkupit caktoi 746 vjet burg për 26 të akuzuar dhe burgim të përjetshëm për 7 shqiptarë të tjerë./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!