Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë thotë Mickoski për hyrjen e mundshme të ASH-së në Qeveri

Ja çfarë thotë Mickoski për hyrjen e mundshme të ASH-së në Qeveri

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se nëse Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, atëherë është një ndryshim i plotë politik nga tezat që partia i ka mbrojtur në periudhën e kaluar.

Deklarata e Mickoskit sot në emisionin e mëngjesit për Radio Lider vjen pasi Aleanca për Shqiptarët njoftoi sot se kryetari i tyre Taravari sot në Qeveri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Mickoski thotë se negociatat e Aleancës për hyrje në Qeveri janë sekret publik dhe se për këtë flitet me javë të tëra. Ai shtoi se megjithatë çdo parti politike ka “vendimmarrjen autonome dhe autoktone”.

“Nëse më kërkoni mendimin tim për hyrjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri, do të thotë një devijim i plotë politik nga të gjitha ato teza që janë thënë vitet e kaluara. Ndryshe është thelbi, nëse thua se kjo qeveri po punon gabim, nëse thua se kjo qeveri ka fajin që shumë shqiptarë u larguan nga vendi, nëse thua se kjo qeveri është kriminale dhe e korruptuar dhe nuk ekziston. dhe pastaj hyn në atë qeveri, pastaj që legjitimon ato politika, pranon me vete se ke gënjyer, dmth nuk ke thënë të vërtetën dhe e vetmja gjë që të intereson është të rrëmbesh një lloj zyre dhe karrige.” ka thënë Mickoski.

Ai tha beson se arsyeja do të mbizotërojë te Taravari dhe Aleanca për shqiptarët, por çfarëdo që të vendosin për hyrjen eventuale të LSDM-së dhe BDI-së në qeveri, do të jetë vendim i tyre.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments