Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa cfare ndodh kur lini duhanin

Ja cfare ndodh kur lini duhanin

Në Britani sot është dita kombëtare kundër pirjes së duhanit.

“No Smoking Day”, e themeluar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, ka për qëllim të ndihmojë duhanpirësit që dëshirojnë të heqin dorë nga ky ves.
Kjo fushatë ka nisur që në vitin 1983 dhe shpreson që të ofrojë këshilla dhe një guidë për të gjithë ata që po përpiqen të lenë duhanin.
Në kuadër të kësaj dite, gazeta DailyStar, por edhe media të tjera britanike kanë publikuar sot një studim të ri, që shpjegon efektet që ka në trup lënia e duhanit, duke e treguar këtë hap pas hapi.
Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:
Pas 20 minutash:
Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.
Pas 2 orësh:
Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.
Pas 8 orësh:
Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.
Pas 24 orësh:
Shanset për të pësuar atak në zemër bien.
Pas 48 orësh:
Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.
Pas 3 ditësh:
Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.
Pas 2 deri në 3 muaj:
Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 përqind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.
Pas 1 deri në 9 muaj:
Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.
Pas 1 viti:
Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.
Pas 2 vitesh:
Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale.
Pas 5 vitesh:
Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.
Pas 10 vitesh:
Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.
Pas 15 vitesh:
Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.
Përfitimet afatgjata:
Jo – duhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!