Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa bora e parë në Mavrovë

Ja bora e parë në Mavrovë

Lartësia e shtresës së dëborës në orën tetë në Krushevë është dy centimetra, ndërsa në Mavrovë dhe Llazarapole nga një centimetër, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale në mëngjesin e sotëm po lëvizin nga minus katër në Mavrovë, minus tre në Krushevë, minus dy Llazaropole dhe Gjurishte, zero në Pozhoranë, Topollçan dhe Berovë një shkallë në Kriva Pallankë, Ohër dhe Pretor, dy në Vinicë, Prilep, Kumanovë, tre në Shkup, Petrovec, Manastir, Shtip dhe Tetovë, katër në Strumicë, pesë Demir Kapi dhe Dojran, deri në shtatë gradë në Gjevgjeli.

Nën ndikim të masës së ajrit të lagësht dhe të ftohtë gjatë natës gjithkund në vend ka shkaktuar mot me vranësira me të reshura të kohëpaskohshme të shiut të cilat më shumë ishin përfshirë në pjesët perëndimore dhe veriore. Gjatë 24 orëve më shumë shi ka rënë në Ohër – 14 litra për metër katror.

Në zonat malore dhe zonat më të larta reshjet e shiut kanë kaluar në dëborë. Reshjet ishin më intensive në pjesët jugperëndimore dhe perëndimore. Në zonat malore dhe zonat më të larta është formuar edhe shtresë e dëborës. Frynte erë mesatare, ndërsa në disa vende erë e përforcuar veriperëndimore, e cila në Pellagoni, Luginën e Shkupit dhe të Shtipit ka arritur shpejtësi prej 43 deri në 45 kilometra në orë.

Në mëngjesin e sotëm në vend moti është me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Fryn erë mesatare, ndërsa në rajonin e Shtipit erë e përforcuar veriperëndimore e cila arrin shpejtësi prej 58 kilometrash në orë.

Moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, paradite me shi të përkohshëm lokal me intensitet më të dobët, ndërsa në zonat malore dhe në disa zona më të larta me dëborë të dobët. Do të fryjë erë në më shumë vende erë veriore, që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës së ditës dhe do të lëvizë në interval prej dy deri në nëntë gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, paradite me kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë mesatare e përkohshme nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se në ditët në vijim vijon një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të thatë me temperatura të ulëta të cilat vende-vende do të bien nën zero, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments