Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzet Mexhiti porosi Ahmetit: “Mos e djeg jorganin për disa pleshta”

Izet Mexhiti porosi Ahmetit: “Mos e djeg jorganin për disa pleshta”

“Grupi i zjarrit” i BDI-së qëndroi sot në Studeniçan nga ku dërgoi një porosi deri tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke i sugjeruar që të mos e “djeg jorganin për një plesht apo disa pleshta”. Me këtë rast Mexhiti aludoi në zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi reth punës së të cilit “grupi i zjarrit”, ka një sërë vërejtjesh, shkruan Alsat.

“Me Studeniçanin e filluam sonte, sepse Studeniçani ka qenë çdoherë nismëtar i proceseve, edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), edhe të bombëshave, edhe të studentëve. Ky është vetëm fillimi i këtij viti, ishalla është fillim i mbarë prej Studeniçanit. Me siguri se mes jush është ajo dilema, me kryetarin, apo pa kryetarin, ne jemi me Ali Ahmetin, kemi qenë jemi dhe do mbesim me Ali Ahmetin. Por porosia nga këtu është porosi miqësore, porosi nga ne që të mos ta djeg jorganin për një plesht apo për disa pleshta”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Në tubimin e sontëm morën pjesë edhe Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Kastriot Rexhepi dhe të tjerë. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments