Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Më 5 maj të gjithë të votojnë për Pendarovskin

Izet Mexhiti: Më 5 maj të gjithë të votojnë për Pendarovskin

Jemi optimist se do të arrihet censusi, ndërsa minimum 80 mijë vota të BDI-së, do të shkojnë për Stevo Pendarovskin. Kështu ka deklaruar shefi i shtabit Zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti, duke bërë thirrje që më 5 maj të gjithë të dalin të votojnë për kandidatin konsensual Stevo Pendarovski.

Mexhiti nënvizoi se rreth 25 mijë vota që kanë shkuar në konton e Rekës në rrethin e parë të zgjedhjeve ishin votues të BDI-së, por sipas tij, ata janë përcaktuar që në rrethin e parë të votojnë për një kandidat shqiptarë.

Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor
“Në rrethin e parë rreth 50 mijë vota shkuan në konton e Pendarovskit, rreth 25 mijë në konton e Rekës, një pjesë e mirë vendosën të rijnë në shtëpi, pasi nevojitet kohë që qytetarët ta pranojnë konceptin e konsensualitetit, ato vota nuk janë të Rekës, ata kanë votuar sepse shqiptarët nuk janë mësuar që në rrethin e parë të votojnë për kandidat maqedonas, kjo ishte vështirësia, por ata votues ishin votues të BDI-së dhe ata në rrethin e dytë pa asnjë dilemë do ta dijnë ku të orientohen do të shkojnë në konton e zotëri Pendarovskit”

Mexhiti tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një president që përkrah integrimin e vendit në NATO, antarësimin e vendit në BE, përkrah marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Uashington dhe Bruksel, duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të lejojnë fitoren e një kandidati që nuk e njeh Marrëveshjen e Prespës, nuk e njeh barazinë gjuhësore, dhe marrëveshjen e Ohrit, dhe që nuk angazhohet për NATO dhe BE.

Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor
“Më 5 maj vendoset midis të bardhës dhe të zezës, midis të ardhmes dhe të kaluarës, midis integrimit dhe izolimit, midis barazisë dhe monoetnicitetit, midis perspektivës dhe regresit, midis perëndimit dhe lindjes. Abstenimi ndihmon VMRO-DPMNE-në opozitare, abstenimi sjell krizë presidenciale, dhe parlamentare, abestenimi rrezikon NATO-n dhe BE-në, abstenimi as nuk bën president të përkohshëm dhe as nuk ndihmon ndonjë parti, por nxit krizë dhe zgjedhje. “

I pyetur nëse ngjarjet në Bashkësinë Fetare Islame, nënkuptojnë bojkot nga ana e votuesve shqiptarë, Mexhiti tha se ato probleme janë tejkaluar dhe nuk do të ketë ndonjë gjë të tillë. Ndryshe, nesër më2 maj në sallën e filarmonisë në Shkup, me fillim në ora 19:30 do ta mbahet tubimi qendror i BDI-së./Shenja

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments