Disa persona të panjohur në moshë nga 15 deri 18 vjeç dje fizikisht kanë sulmuar një djalosh 15 vjeçar në autobusin e NPT-së me numër 65, i cili qarkullon nga Stajkovci deri te Qendra Transportuese – Shkup.
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e djaloshit me iniciale E.N. (36). Sipas saj, incidenti ka ndodhur në ora 13 e 20 minuta kur në fshatin Hasanbeg janë futur në autobus disa persona të panjohur, të cilët pasi janë ngjitur në katin e dytë të autobusit, fillimisht e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj, e pastaj edhe shokët e tij.
Djaloshi ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e qytetit, “Shën Naumi i Ohrit” ku i është dhënë ndihma e parë. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.