Monday, September 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëIsh-komandantët e UÇK-së mblidhen te Sami Lushtaku, 72 orë para vendimit në...

Ish-komandantët e UÇK-së mblidhen te Sami Lushtaku, 72 orë para vendimit në Hagë

Vetëm pak ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, një grup ish-komandantësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sonte në Drenicë.

Takimi është zhvilluar te kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në mesin e temave që lidhen me këto ditë të ndjeshme është edhe vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i saktë i këtij takimi dhe çfarë është diskutuar mes ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Mbledhja vjen një ditë pas protestës së mbajtur në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.

Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!