Monday, September 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPasaporta e maqedonisë ndër 40 më të fuqishmet në botë: Udhëtim pa...

Pasaporta e maqedonisë ndër 40 më të fuqishmet në botë: Udhëtim pa vizë në rreth 130 shtete

Pasaporta maqedonase vazhdon të jetë në vendin e 38-të në renditjen botërore të „Henley Passport Index“, me mundësi për udhëtim pa vizë ose marrje të vizës në mbërritje në rreth 130 destinacione.

Lirinë më të madhe të lëvizjes qytetarët maqedonas e kanë në Evropë, përfshirë edhe vendet e zonës Shengen. Megjithatë, për udhëtim në SHBA, Kanada, Australi dhe në disa vende të Azisë, ende kërkohet marrja e vizës paraprakisht.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Serbia renditet pak më lart, në vendin e 34-të, me qasje në rreth 136 destinacione. Maqedonia dhe Mali i Zi janë në vendin e 38-të, me qasje në rreth 128 deri në 130 destinacione. Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria janë rreth vendit të 43-të, ndërsa Kosova është në vendin e 61-të.

Pasaportat e vendeve të rajonit që janë anëtare të Bashkimit Evropian renditen dukshëm më mirë. Pasaporta bullgare mundëson hyrje të lirë në më shumë se 175 shtete dhe renditet ndër 15 pasaportat më të fuqishme në botë. Ndërkaq, pasaporta greke është ndër pesë pasaportat më të fuqishme në botë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!