Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaI ndihmon zviceranit, djaloshit shqiptar nga Zvicra ia vjedhin Jaguarin

I ndihmon zviceranit, djaloshit shqiptar nga Zvicra ia vjedhin Jaguarin

Djaloshi shqiptar nga Zvicra, Jetmir Idrizi është i stërlumtur që vetura Jaguar e babait të vet sërish është gjetur. Ajo ishte vjedhur në stacionin hekrudhor të Cyrihut, në momentin që djaloshi kishte zbritur për t`i ndihmuar dikujt tjetër.

Ka qenë një natë e gjatë e daljes për tu argëtuar, kur djaloshi shqiptar Jetmir Idrizi me veturën Jaguar të babait të vet, mëngjesin e së dielës ka kaluar përskaj stacionit të trenit në Cyrih. „U ndala për një çast pasi vërejta se dikujt që ishte ndalur në korsinë e emergjencës i duhej ndihmë“, fillon rrëfimin shqiptari 20-vjeçar nga Bülach. Ai ka dashur që me një kabllo përçuese ta ndihmojë tjetrin që ta vë në lëvizje veturën: «Papritmas u afrua një person tjetër». Në gjuhë të dobët gjermane, ai ka spjeguar se edhe ai do të ndihmojë. Por, Jetmiri e ka refuzuar, ndërsa i panjohuri e ka hapur derën e Jaguarit: «Nuk munda të reagoj menjëherë pasi isha pas bagazhit të veturës», ka vazhuar më tej Jetmiri.

Personi i panjohur ka hipur në veturë dhe ka filluar të largohet nga vendngjarja. «Doja t`i shkoja prapa, por ishte e pamundur». Me profesion asistent tragtar, Jetmiri ngelë në rrugë pa veturë dhe pa të holla: «Për fat të mirë, personit që i ndihmova më shoqëroi me veturë për në shtëpi». Babai i tij nuk është nevrikosur për humbjen e Jaguarit të vet: «Ishte i lumtur që vetëm Jaguari është zhdukur dhe që nuk më kishte ndodhur asgjë e keqe».

Por, vetura nuk ngeli e zhdukur për kohë të gjatë, shkruan „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. Që në orën 09.23 ajo u hetua në tunelin San-Bernardino, ka shkruar policia zvicerane e Cyrihut. Në Roveredo të Graubündenit, ajo ka arritur ta arrestojë hajnin e veturës, një shtetas maroken 39-vjeçar. Jetmiri mandej spjegon: „Kishim shumë fat, pasi edhe disa kilometra, vetura do të gjendej në Itali». Ai është i stërlumtur që përsëri është në posedim të Jaguarit: «Ka disa të grithura dhe një pasqyrë të dëmtuar, por jemi duke shpresuar se sigurimi do t`i kompensojë dëmet“.

Përkundër veturës, shuma e të hollave prej mbi dy mijë frangash zvicerane që atë ditë ka qenë në veturë është zhdukur: «Jam shumë i revoltuar, por në krahsim me dhejtëra mijëra frangat e çmimit të Jaguarit, kjo shumë është e vogël». Edhe përkundër kësaj ngjarje, ai edhe më tej është i gatshëm tu ndihmojë vozitësve në nevojë: «Ndoshta herën tjetër do të jem më i kujdesshëm. Sidoqoftë, solidariteti është një vepër e mirë“, ka përfunduar Jetmiri. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments