/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Humbi 50 kg për t’u bërë Miss Britania (FOTO)
Showbiz, Slider

Humbi 50 kg për t’u bërë Miss Britania (FOTO)

Tashmë e kthyer në modele ajo ra 50 kg në peshë për t’u kurorëzuar Miss Britania, dhe komenton se njerëzit sot “ofendohen shumë shpejt.”

26-vjeçarja thotë se gjuha abuzuese ishin ato që e nxitën të luftonte dhjamin dhe beson se është e gabuar eliminimi i saj nga ekspertët psikologë britanikë. Këta të fundit kanë sugjeruar që tani e tutje nuk duhet të thuhet “është obez” por “jeton me obezitetin”.

Jen thotë se “fshehja e termave” të sakta do të përkeqësojë krizën e obezitetit në Britani, ku më shumë se dy të tretat e të rriturve janë mbi peshë.

Modelja nga Grimsby, tha: “Mendoj se ky sugjerim do të nxisë njerëzit të konsumojnë më shumë kalori dhe të mos e vrasin mendjen për atë që hanë duke u bërë më shumë obezë apo mbipeshë. Kjo është t’i shmangesh çështjes.”

“Më besoni mua më kanë turpëruar shumë për peshën time. Ne duhet t’i edukojmë njerëzit për jetesën e shëndetshme”.

Pas fushatës së saj dy-vjeçare për humbjen në peshë me dietë dhe gjimnastikë, Jen u shpall fillimisht Miss Scunthorpe në lokalitetin e saj dhe doli e dyta në Miss Anglia në 2018.

Në mars 2020 ajo u shpall Miss Britania e 75’të.

Ajo thotë se fillimisht nisi të shqetësohej për peshën kur u nda nga i dashuri dhe trembej se nuk do të njihte kurrë dikë tjetër.

September 22, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres