Mobileri Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Hiqen masat anti-covid, në hyrje të Kroacisë
Rajoni, Slider

Hiqen masat anti-covid, në hyrje të Kroacisë

Nuk do të ketë asnjë kovid kufizim në hyrje të Kroacisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë. Më herët Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria kanë marrë një vendim të tillë për heqjen e masave anti-covid.

Pasi shumica e vendeve të rajonit hoqën masat anti-covid, për territoret e tyre, Kroacia ndërmori të njëjtin hap dhe hoqi kufizimet për hyrje në vendin evropian.

“Vlefshmëria e vendimit për kufizim të përkohshëm të kalimit të vendkalimeve kufitare të Republikës së Kroacisë, i cili ka qenë i vlefshëm deri më 30 prill 2022, nuk është vazhduar. Prandaj, hyrja në Kroaci lejohet në lidhje me kushtet e hyrjes që kanë qenë në fuqi para epidemisë së Covid-it, pra sipas kushteve të përcaktuara me Kodin Kufitar të Shengenit, Ligjin për të Huajt etj. pa plotësuar kushtet epidemiologjike”, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë

Ditë më parë , të njëjtin hap e realizuan edhe Serbia, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia.

May 3, 2022

Struga Ekspres