Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli”, ku vik.tima, 39-vjeçarja me inicialet M.H., është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur edhe jetën.
Nuk dihen ende shkaqet që e detyruan 39-vjeçaren të ndërmerrte këtë veprim, ndërsa poilcia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli” dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.