REAGIM
Vendosja e një pankarte anonime në qendër të Strugës, me emrat e këshilltarëve të zgjedhur nga qytetarët, nuk është kritikë demokratike. Është një përpjekje e ulët për etiketim, presion dhe manipulim të opinionit publik.
Këshilltarët nuk janë organ ekzekutiv: nuk e menaxhojnë komunën, nuk realizojnë investime, nuk kryejnë punësime. Roli i tyre është të mbikëqyrin pushtetin lokal, të kërkojnë llogaridhënie dhe të mbrojnë interesin publik.
Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja: a po prodhon gjuha e urrejtjes dhe retorika sulmuese e shfaqur nga kryetari i komunës në media ndaj këshilltarëve fenomene të tilla? Apo Mendi Qyra ka dijeni, apo lidhje me ideimin e këtij turpi?
Në çdo rast, heshtja nuk mjafton.
Nevojitet distancim i qartë publik dhe hetim institucional për të identifikuar autorët dhe për të verifikuar ligjshmërinë e vendosjes së pankartës.
Struga nuk duhet të kthehet në qytet ku anonimiteti, presioni dhe gjuha e urrejtjes zëvendësojnë debatin demokratik.
Armend Reçi-Këshilltar i AKI-së













