Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiHalil Kastrati për Struga Ekspres: Kemi ardhur në Strugë për të ndihmuar...

Halil Kastrati për Struga Ekspres: Kemi ardhur në Strugë për të ndihmuar dhjetra familje, një banesë e kemi blerë, ja çfarë na premtoi Ramis Merko (FOTO)

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati bashkë me anëtarët e kësaj shoqate vizituan Strugën dhe familjet në nevojë që janë me dhjetra dhe që pritet t’u vij në ndihmë të gjithë nevojtarëve të Strugës,shkruan Struga Ekspres.

Humanisti nga Kosova për Struga Ekspres flet për vizitën në Strugë,familjet në nevojë, për blerjen e një banese që do t’i dhurohet një familje strugane që është në nevojë dhe që do t’u bëhet suprizë së shpejti,takimin me kryetarin e komunês Ramiz Merko dhe mikpritjen strugane.

“Kemi ardhur në Strugë pas disa kërkesave të novojtarëve që janë drejtuar te shoqata jonë, kemi ardhur ti vizitojmë, kemi blerë dhe një banesë që do t’i dhurohet familjes strugane dhe që do t’i bëhet surprizë.Ka dhjetra familje në Strugë që ne do t’u ndihmojmë.
Jemi pritur shumë ngrohtë në Strugë,kam takuar edhe kryetarin e komunês z.Ramis Merko i cili u tregua i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me shoqatën tonë për çdo rast tê ndjeshêm për familjet në nevojë dhe pêr këtë i falenderohem shumë”,shprehet për Struga Ekspres,humanisti i njohur Halil Kastrati.

“Ne nuk do të ndalemi,kemi ardhur këtu të shohim nga afër nevojat e struganëve dhe që ne do ti mbështesim vazhdimisht.
Struganët janë mikêpritês dhe shumë bujar”, tha hoxhë Halil Kastrati.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments