Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGruevski: President i Maqedonisë për një kohë mund të jetë Talat Xhaferi

Gruevski: President i Maqedonisë për një kohë mund të jetë Talat Xhaferi


“Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë Talat Xhaferi”, Kështu është deklaruar së fundi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili që prej muajit nëntor ndodhet në Hungari, ku po qëndron si azilant politik.

Nga Hungaria, ku ndodhet që prej muajit nëntor, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i shtetit për një kohë mund të jetë Talat Xhaferi , aktualisht kreu i Kuvendit të Maqedonisë.

“Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë Talat Xhaferi”, Kështu është deklaruar së fundi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili që prej muajit nëntor ndodhet në Hungari, ku po qëndron si azilant politik.

Gjatë një intervistë të dhënë për portalin Infomaks.mk, në Budapest ish-kryeministri maqedonas Gruevski ka thënë se mendon se presidenti i ardhshëm i Maqedonisë, pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që do të mbahen në pranverë, të paktën për një periudhë kohe mund të jetë Talat Xhaferi.

Sipas Gruevskit, Talat Xhaferi do të ketë detyrën e nënshkrimit të gjithçkaje që nuk është nënshkruar deri më tani, dhe pastaj, thotë ai, çfarëdo që ndodh nuk është e rëndësishme.

“Mendoj se President i ardhshëm, të paktën për një kohë do të jetë Talat Xhaferi. Është e vështirë që mes datave 5 dhe 12 maj të përfundojnë të gjitha procedurat”, ka thënë Gruevski në një intervisti për Infomaks.mk.

Teksa shpjegon procedurën për zgjedhjen e Presidentit, Gruevski tha se mandati i Gjorge Ivanovit përfundon në 12 maj, që do të thotë se nëse deri në këtë datë të gjitha procedurat nuk janë përfunduar nuk do të ketë një president.

“Nga përvoja ime, ka shumë të ngjarë që të paktën disa ditë ose ndoshta një javë, Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit do të kryejë rolin e presidentit të vendit”, është shprehur Gruevski.

Prej 11 nëntorit të vitit 2018-të , Gruevski ndodhet në Hungari me azil ku u arratis nga Maqedonia , pas dënimit me dy vite burg për shpërdorim detyre. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka firmosur aktin e shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme presidenciale ku sipas Kushtetutës së vendit dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments