Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermania nuk ka mëshirë ndaj shqiptarit me dy këmbë të këputura

Gjermania nuk ka mëshirë ndaj shqiptarit me dy këmbë të këputura

Një shqiptar i ri që humbi të dy këmbët në një aksident, do të donte të qëndronte edhe më tej në Hessen. Në Shqipëri, ai nuk sheh ndonjë perspektivë për vetveten. Por, ai duhet të largohet nga Hessen. Ministri i Brendshëm gjerman Beuth (CDU), ka hedhur poshtë kërkesën për rast të rëndë, si edhe në shumë raste të tjera.

Slajdi Maxharit i pëlqen të luajë futboll, shkruan “Hessenschau”, përcjell Shtegu.com. Por që nga aksidenti hekurudhor në fëmijërinë e tij, ai mund të luaj lojën vetëm në kompjuter. Një vagon i trenit papritur ishte vënë në lëvizje, kur Slajdi po përpiqej ta merrte një top nga binarët e trenit. Pas këtij aksidenti, këmbët e tij është dashur të amputohen.

Mjekët shqiptarë i rregulluan disa proteza nga pjesët e protezave të përdorura, të cilat i kishte dhuruar një spital gjerman. Por, ato gjithnjë i kishin shkaktuar ndezje të këmbëve pas lëvizjeve të caktuara. Çdo lëvizje për te ishte sikurse një torturë.

Në fillim të studimeve të tij, problemet iu bënë aq të mëdha, sa që në vitin 2015 Slajdi vendosi të shkonte në Gjermani. Atje, ai shpresonte për kujdes mjekësor dhe një jetë më të mirë: “Ashtu si çdo qenie njerëzore: Një punë të mirë, një familje, fëmijë, të ardhme”, tha ai.

Shpresat e tij dukej se u përmbushën. Përmes disa zhvendosjeve, ai erdhi në Riedstadt-Goddelau (Gross-Gerau). Këmbët e tij u trajtuan në spitalin e rrethit dhe që atëherë, shqiptarit 27-vjeçar ato i kanë shkaktuar më pak probleme.

Parashtresa për azil iu refuzua sepse Shqipëria konsiderohet vend i sigurt i origjinës, përcjell Shtegu.com. Por, 150 banorë gjermanë nga mjedisi i tij, e inicuan një peticion dhe kështu rasti i tij shkoi në komisionin për raste të rënda në Hessen. Ky panel ekspertësh merret me persona që, edhe pse nuk kanë të drejtë për azil, mund të qëndrojnë në Hessen për arsye humanitare.

Në fund të vitit 2017, komisioni i rasteve të rënda kishte vendosur njëzëri për të drejtën e qëndrimit të Slajdit. E gjithë ajo që mungonte ishte bekimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Hessenit. Sepse ky do të ishte vendimi i fundit. Por ministria në fjalë e hodhi poshtë kërkesën e tij, disa javë më parë. Slajdi duhet të largohet nga Gjermania.

I pyetur për arsyet e refuzimit, ministria thekson mbrojtjen e të dhënave. Në përgjithësi, mund të thuhet se ata që janë të integruar mirë, jo problematikë dhe në gjendje të sigurojnë të ardhura për veten e tyre, kanë gjasa të mira. Në të vërtetë, Slajdi aktualisht nuk mund të jetojë i vetëm. Meqenëse nuk ka status banimi, ai nuk mund të bëjë asnjë praktikë e as të pranojë një punë. Por, ai do të donte ta bënte këtë më gjithë dëshirë, thotë ai.

Në rrethin Gross-Gerau, refuzimi i lejeqëndrimit ka hasur në shumë reagime. Sikurse për shembull, tek administratori i rrethit, Thomas Will (SPD). “Po të dihet se duket përkujdesja mjekësore në Shqipëri, atëherë sipas mendimit tim, nuk mund të ketë vendim tjetër përveçse të ndoqet votimi i komisionit të rasteve të rënda”.

Në fakt, në Hessen ky ka qenë një rast i rëndomtë për një kohë të gjatë: Ministria e konfirmon vendimin e komisionit të rasteve të rënda, i cili përfshin dy përfaqësues të ministrisë, Volker Bouffier dhe Boris Rhein (të dy nga CDU). Gjatë mandatit të tyre, nga gjithsej 184 kërkesa për vështirësi, vetëm dy janë refuzuar.

Megjithatë, që nga viti 2015, kundërshtimet po rriten, megjithëse Ligji i rasteve të rënda është zbutur që nga viti 2014. Kështu, aplikanti nuk ka nevojë të sigurojë jetesën e tij, nëse ai nuk mund ta bëjë këtë për shkaqe shëndetësore, përcjell Shtegu.com. Bile, për raste të tilla është krijuarnjë fond i posaçëm.

Megjithatë, ministri i Brendshëm Peter Beuth (CDU), deri më tani ka refuzuar çdo kërkesë të pestë. Edhe në një krahasim të vendit, Beuth qëndron me këtë kuotë. Për shembull, homologu i tij bavarez Joachim Herrmann (CSU), i cili konsiderohet ndryshe si një vijë e ashpër në çështjet e azilit, ka pranuar 98 për qind të të gjitha kërkesave të rasteve të rënda gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ministria nuk dëshiron të dijë asgjë për faktin se Beuth ka marrë një qëndrim më të ashpër. Në përgjigje të një kërkese të bërë nga gjykata, thuhet: “Ne vendosmërisht nuk pajtohemi me dhënien e praktikës së ndryshuar të vendimmarrjes nga Ministria, dhe shumica e kërkesave janë dhënë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments