Sunday, April 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjendja alarmante me kollën e madhe, KSI do të mblidhet nesër

Gjendja alarmante me kollën e madhe, KSI do të mblidhet nesër

Nëse keni fëmijë me kollë që zgjat deri në dy minuta ose me të vjella, ka shumë mundësi që të jeni të infektuar me kollën e madhe, përcjell TV21. Dy raste të reja janë regjistruar sot, duke e çuar numrin në 12 brenda një muaji. Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe do të vendosë nëse do të shpallet epidemi. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Ka raste të reja, dje ishin 10, sot janë 12 të diagnostikuar me kollë të madhe dhe ky numër do të rritet, duke pasur parasysh situatën e vaksinimit. Kjo sëmundje është shumë ngjitëse dhe kërcënuese për jetën, veçanërisht për personat gjegjësisht foshnjat deri në 12 muaj dhe fatkeqësisht mund të përfundojë me pasoja fatale ose me pasoja të përhershme”, tha Bekim Zeqiri, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments