Më datë 14.08.2023, në ora 17:20, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Vishnjë të Strugës është gjetur një granatë . Nga këqyrja në vendngjarje u konstatua se bëhej fjalë për një granatë
artilerie të Luftës së Parë apo të Dytë Botërore, kalibri 75 milimetra. Pas marrjes së masave, granata është marrë në mënyrë të sigurt nga personi i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit për procedurë të mëtejshme.