Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiFemrave njerëzit e pasur ju duken më tërheqës

Femrave njerëzit e pasur ju duken më tërheqës

Një mashkull iu duket më tërheqës femrave nëse ato mendojnë se ai është i pasur, ka gjetur një studim i ri – por për meshkujt ajo çfarë ka rëndësi është pamja.
Studimi sugjeron se femrat janë katër herë më të ndjeshme ndaj pagës kur marrin parasysh një mashkull si partner.

Studimi, i publikuar në Evolution and Human Behaviour, përdori fotografi të meshkujve dhe femrave së bashku me informacionet rreth pagës vjetore të tyre, për të parë se si ndikonte pasuria në tërheqjen e tyre tek grupet në Amerikë, Kinë dhe Evropë, transmeton Gazeta Express.

John Speakman, një nga autorët e studimit, tha: “Një mashkull mund të ngritet dy pikë më lartë në shkallën e tërheqjes që përdorëm ne nëse rroga e tij rritej nga një faktor prej dhjetë”.

“Që një femër të arrijë një efekt të njëjtë, paga e saj duhej të rritej për 10,000 herë”, tha ai.

Ka kohë që mendohet se femrat janë më të ndjeshme ndaj asaj se sa shumë para fiton një mashkull për shkak të nevojës për burime të cilat mund të investohen në fëmijët e tyre, përderisa meshkujt brengosen më shumë për pamjen e femrave.

Speakman tha për The Times se nëse një mashkull dëshiron ta tërheq një femër, ai duhet të ketë para më shumë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments