Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniËshtë përpunuar dokumentacioni për linjën hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin

Është përpunuar dokumentacioni për linjën hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin

Në Info Qendrën e BE-së sot do të mbahet ngjarje përfundimtare për
projektin “Përgatitja e dizajnit të hollësishëm dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e aksit të ri hekurudhor Kërçovë – Republika e Shqipërisë, si pjesë e Korridorit 8 dhe dokumentacionit të tenderit për mbikëqyrje të punëve ndërtimore”.
Me projektin, BE-ja do të sigurojë 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave.
Linja do të fillojë para Stacionit hekurudhor në Kërçovë dhe do të shtrihet nëpër komunat Kërçovë, Debarcë dhe Strugë deri tek kufiri me Republikën e Shqipërisë.
Projektin e kreu konsorciumi i kryesuar nga kompania spanjolle “Tipsa”, në bashkëpunim me Ministrinë e transportit dhe NP HM Infrastruktura.
Në ngjarje janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtorit të përgjithshëm të Ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, Irfan Asani, dhe shefit të Delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments