Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiEDHE TATESHI I EPERM ZGJODHI REFORMATORET

EDHE TATESHI I EPERM ZGJODHI REFORMATORET

Tatesh i Epërm, zgjidhen strukturat e Lëvizjes

Përfunduan dje Kuvendet Zgjedhore të Levizjes për reforma në PDSH në nëndegët Tatesh i Poshtëm dhe Tatesh i Epërm.
Në Tatesh të Poshtëm për kryetar nëndege u zgjodh Bukurim Gjetaliu, ndërsa kuvendar Pajazit Lutishi.
Nëndega Tatesh i Epërm, zgjodhi për kryetar Votim Allën, ndërsa kuvendar Sulejman Sulejmanin.
Kuvendet nga afër i ndoqi edhe iniciatori i kësaj lëvizjeje, Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shoqëruar nga kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti.
Iniciatori i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela foli para të pranishmëve mbi situatën aktuale politike në përgjithësi, për procesin e mbajtjes së Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së, ndërsa nuk la oa përmendur edhe punën e “bombave” të shumë përfolura të opozitës maqedonase. Ai sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me këto materiale dhe ritheksoi se ato nuk do të kenë efekt nëse nuk publikohet ndonjë material që do të zbardhë rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij një gjë është e sigurtë, ndryshimi i skenës politike në vend sidomos ajo shqiptare.

“Krejt kjo situatë e krijuar do të sjell ndryshime rrënjësore sidomos në skenën politike shqiptare sepse po vijnë gjenerata të reja që do të nxjerrin në pension Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, ashtu siç do vijnë gjenerata tjera që do na nxjerrin edhe ne në pension…”-tha mes tjerash Ziadin Sela para banorëve të Tateshit.

Komisioni për Informim
Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare
Dega, Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments