Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniDy vajzat e mija gënjejnë

Dy vajzat e mija gënjejnë

Një baba është vënë në pranga në Tropojë nën akuzën e ngacmimit seksual të 2 vajzave të tij. Man Aliaj, 50 vjec u arrestua nga Policia e Tropojës pas kallëzimit të vajzës së vet 25­vjeçare. Kjo e fundit ka thënë në polici se prej 5 vitesh abuzon seksualisht me të dhe e ka përdhunuar.

Sipas dëshmisë së vajzës, ai ka filluar të bëjë të njëjtën gjë edhe me motrën e saj 13 ­vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Tropojës. 50­vjeçari ndërkohë nuk e pranon akuzën.

Ai thotë se vajzat dhe gruaja duan ta nxjerrin nga shtëpia, ndaj dhe kanë ngritur këto akuza.
Burime për News24 konfirmojnë se 2 vajzat kishin pak kohë që ishin kthyer nga babai i tyre pasi ishin larguar drejt Kosovës ku dyshohet se ushtronin prostitucion.

Aliaj i tërhoqi nga Kosova duke i rikthyer në shtëpi. Menjëherë pasi është rikthyer në banesë, vajza e madhe 25 vjec akuzoi se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të kur ka qenë në moshë të vogël.

Ndërkaq fqinjë të familjes shprehen se anëtarët e familjes kanë pasur gjithmonë konflikte mes tyre dhe se kryefamiljari nuk njihet si një person të qëndrueshëm mendërisht.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments