Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJam i kërcënuar

Jam i kërcënuar

Publicisti dhe historiani Arben Llalla nga Tetova ka alarmuar sot se ndjehet i kërcënuar nga individë të caktuar dhe se ai këtë e ka bërë publike në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Nga mendimet e mia demokratike që shkruaj në FB dhe takimet me shqiptarët në Maqedoni, sot për herë të parë më ka ardhur një mesazh kërcënimi se nëse bëj takime dhe diskutoj për partitë shqiptare në Maqedoni, do më padis një parti shqiptare sepse unë s’jam shtetas i Maqedonisë dhe veprimtaria ime qenka jo Ligjore. Mjerë Kombi për të tillë bajga që ka rritur. Kërcënimi ka ardhur nga kryetari i degës së partisë Z.S.”, shkruan Llalla.

Publicisti dhe historiani Llalla, i cili jeton dhe vepron në Tetovë edhe pse plotëson të gjitha kushtet ai akoma nuk posedon shtetësinë e Maqedonisë, duke i’u pamundësuar kjo e drejtë në bazë të ligjeve diskriminuese dhe të drejtës ekskluzive të organeve të sigurisë për të vendosur mbi fatin e qytetarëve shqiptarë që aplikojnë dhe plotësojnë kushtet për shtetësinë.  (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments