NJË STUDIM I RI GJENETIK KA ZBULUAR SE NJË FIS I VOGËL, QË JETON NË JUG TË AFRIKËS, DIKUR ISHTE AQ I MADH, SA PËRFSHINTE SHUMICËN E NJERËZVE QË JETONIN NË TOKË.
Por natyrisht me kalimin e viteve, gjërat kanë ndryshuar aq shumë, sa tani fisi Khoisan përbëhet nga rreth 100 mijë banorë, ndërkohë që pjesa tjetër e botës ka 7 miliard banorë.
Jeta e tyre ka mbetur e pandryshuar prej qindra gjeneratash.
Ata vazhdojnë që të gjuajnë për t’u ushqyer.
Dhe për çudi, edhe ata e quajnë veten si njerezit më të vjetër në botë.
Studimi përfshinte 420 mijë variacione gjenetike dhe zbuloi se ky fis është i ndryshëm jo vetëm nga europianët dhe aziatikët, por edhe nga afrikanët e tjerë.
Studiuesit amerikanë thonë se ky është një zbulim mahnitës për 150 mijë vitet e ekzistencës së njerëzve në Tokë.