Friday, November 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDhjetë të arrestuar nga aksioni policor në rajonin e Kumanovës, Shkupit, Shtipit...

Dhjetë të arrestuar nga aksioni policor në rajonin e Kumanovës, Shkupit, Shtipit dhe Gjevgjelisë (VIDEO)

Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se policia ka realizuar një aksion policor për shkatërrimin e një grupi të cilët janë marrë me trafikimin e migrantëve, informon SHENJA.

Ai tha aksioni është hapur që në dhjetor të viti 2019, ndërsa gjatë kohës që ka zgjatur hetimi, ato kanë trafikuar mbi 100 migrantë. Trafikimi i një migranti ka pasur çmimin prej 500 deri 700 euro për person.

“Organizatorë janë dy persona nga Bogdanci, si dhe një person nga Llojani dhe një nga Shkupi. Sot janë bërë bastisje në dhjetë lokacione, në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë dhe janë arrestuar dhjetë persona, ndërsa një person prej më herët është duke vuajtur dënimin për veprën e njejtë”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, raporton SHENJA.

Ai tha se ky grup ka pasur bashkëpunëtorë edhe në Republikën e Greqisë dhe të Serbisë.

“Ne për të gjithë aktivitetet të cilat i zbatojmë koordinohemi me policitë nga vendet fqinje dhe miqësore dhe në vazhdimësi shërbejmë informacione të cilat janë me rëndësi edhe për policinë tonë edhe për të tjerët”, shtoi Angellovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!