Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZv.ministri Hasani: Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim, kemi pritur rritje...

Zv.ministri Hasani: Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim, kemi pritur rritje por jo në këtë formë

445 raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë të mërkurë në Maqedoni të Veriut.

Zëvendësministri i Shëndetësisë në këtë shtet, Ilir Hasani, ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve ka nisur nga java e kaluar.

“Është rritur edhe numri i kërkesave për testime që janë të domosdoshme. Kemi pritur rritje të numrit dhe kjo është paralajmëruar në të gjitha situatat, por kjo rritje është një trend shumë agresiv çka na ka brengosur”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.

“Numri i pacientëve nëpër spitale është rritur. Ende jemi në prag të kapaciteteve që janë të gatshme të pranojnë pacientë në tre spitalet në Shkup. Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 është më së shumti 20-30 vjet, respektivisht 30-40 vjet”.

“Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim. Kemi pritur rritje, por jo në këtë formë”.

Hasani ka thënë se masat që do të ndërmarrin do të jenë sipas gjendjes që mund të paraqitet në ditët në vijim.

“Masat kryesore janë mbajtja e maskave tërë kohën në ambiente të hapura, ndalesë për grumbullimin e më shumë se katër personave më prona private dhe korrigjimi i ligjeve që të mund të kontrollohet numri i personave që shkojnë mysafirë – që është brengë. Prej aty është numri më i madh i pacientëve që infektohen dhe trajtohen”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments