Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDhimbje dhe lot në shtëpinë e binjakëve 4 vjeçar (VIDEO)

Dhimbje dhe lot në shtëpinë e binjakëve 4 vjeçar (VIDEO)

“Më tha se në ora 03:00 të mëngjesit do të arrijë, dhe se do të shkruaj kur të arrij, por në mëngjes kur u zgjova nuk kishte shkruar asgjë”. Këto ishin fjalët e  fundit që Avni Ameti ia tha vëllait të tij Imer Bardhit, pasi Avniu me bashkëshorten dhe dy djemtë binjakë humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi dje në Bullgari. Xhaxhai i binjakëve, Imer Bardhi, për TV SHENJA, rrëfeu momentet se si e kanë përjetuar lajmin e humbjes së familjarëve të tyre, duke thënë se për ata ishte tragjedi shumë e madhe dhe se e kanë përjetuar në mënyrë shumë të vështirë, ndërsa lajmin e kanë kuptuar përmes rrjeteve sociale.

Imer Bardhi, xhaxhai i binjakëve

“Jeton në Gjermani ka ardhur për vizitë para një jave, edhe vendosi të shkojë me fëmijët në Turqi, sepse fëmijët i ka ende këtu, dhe ja për fat të keq nuk u kthye më. Në autobus kur kanë hyrë në Bullgari kam folur me atë afër një ore, thoshjte se shumë mirë ka kaluar, kënaqësi e madhe, ma lëshoi kamerën me shoferët aty përpara dhe tha se mirë po kalojnë udhës. Më tha se me qenë kismet ka ora 03:00 e mënjgesit do të arrij, por kur u zgjova në mëngjes nuk kishte shkruar asgjë”

Bardhi tha se për momentin nuk kanë ndonjë informacion të saktë se kur do të arrijnë kufomat, por siç kanë kontaktuar me institucionet kompetente u kanë thënë se për rreth 3-4 ditë do të arrijnë. Xhaxhai i binjakëve tha se ndodhen në momente shumë të vështira, tragjedi kjo që ishte më e rënda që u kishte ndodhur.

Aksidenti i djeshëm që ndodhi në Bullgari, kësaj familje u mori jetën katër anëtarëve të tyre, babai dhe nëna, dhe dy binjakët që ishin në moshë katër vjeç.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments