Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDeri 15 mijë denarë mbështetje financiare për blerjen e biçikletave dhe trotineteve...

Deri 15 mijë denarë mbështetje financiare për blerjen e biçikletave dhe trotineteve në RMV

Qyteti i Shkupit deri të mërkurën do të pranojë kërkesa nga qytetarët me rrezik social që janë banorë të Shkupit për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë qytetarët me rrezik social – banorë të qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), që do të blejnë biçikletë ose trotinet elektrik të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 01.01. deri më 26.04. të vitit aktual”, shkruan në Konkurs.

Aplikimet duhet të bëhen në Arkivin e Qytetit të Shkupit çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00.

“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 100% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 11.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe për trotinet elektrik jo më shumë se 15.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, theksohet në Konkurs.

Qyteti i Shkupit sqaroi që kjo mbështetje është për qëllim realizimin e përkujdesjes sociale dhe mbrojtjen e qytetarëve me rrezik social.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!